Google ADS

Policia e Kosovës flet për zhvendosjen e shqiptarëve të veriut

11:39 | 23 Nëntor 2018
arbresh.info

Drejtori i Departamentit për hetime në Policinë e Kosovës, Riza Shillova, thotë se nuk kanë informacion se shqiptarët e që jetojnë në veri të vendit po zhvendosen drejt jugut shkaku i situatës së sigurisë.

“Nuk kemi informacione të tilla,” është shprehur shkurt Shillova në një konferencë të jashtëzakonshme për medie të Policisë së Kosovës lidhur me angazhimet policore dhe arrestimet e realizuara sot në Mitrovicë-Veri.

Policia e Kosovës ka arrestuar pjesëtarin e policisë, Dragisa Markoviç, pjesëtar i njësisë hetimore të Policisë së Kosovës, Nedeljko Spasojeviç dhe dy civilë, Marko Rosic dhe Aleksandar Curcic.

Po ashtu ka shpallur në kërkim Milan Radojçiqin dhe një person tjetër me inicialet S.A.

Në veri, sot protestohet edhe kundër rritjes së taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme