Mozilla ka njoftuar që do fillojë së shpejti të publikojë versionin paraprak për shfletuesin Firefox në platformën nga Apple, iOS. Kompania ka thënë që qëllimi i këtij versioni është që të krijojmë një eksperiencë më të mirë për shfletim edhe tek përdoruesit e gjigantit Apple.
Versioni i cili do publikohet përmban disa funksione, përfshirë ‘Intelligent Search’, i cili sugjeron për rezultatet e kërkuara si dhe opsionin për të zgjedhur ofruesit, shkruan arbresh.info. Po ashtu, një funksion tjetër ‘Firefox Accounts’ iu ndihmon të transferoni historinë, fjalëkalimet, dhe dritaret nga kompjuteri tek pajisjet me iOS.
Versioni paraprak do lansohet vetëm në Zelandën e Re derisa kompania Mozilla ka shtuar gjithashtu që aplikacioni do të jetë në dispozicion në dyqanin App Store vonë gjatë këtij viti./arbresh.info
Ana Lika dhe Bjordi Mezini po bëhen prindër, zbulojnë gjinin...
OKB-ja miraton paktin për “një të ardhme më të ndritur” për ...
Ermal Krasniqi realizon gol
Luiz Ejlli shumë shpejtë më projekt të ri
Si të lani karriget e kopshtit: Nëse janë të bardha, ato do ...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë, dridhjet janë ndjerë edhe në...