Le ta pranojmë faktin se: ju e dini se jeni e bukur. Por, të dukesh mirë para një kamere duhet më shumë se aq.
Është për gjetjen e buzëqeshjes dhe dritës së duhur dhe ta dimë saktësisht çka duhet të veshim dhe si të marrim një pozë.
Për t’u dukur sa më bukur në foto dhe për të zbuluar modelen e fshehur brenda, ne kemi pyetur ekspertët. Shikoni këto këshilla se si të dukeni seksi në foto, transmeton Telegrafi..
Mendoni mendime të këndshme
Kjo mund të duket një gjë e rëndomtë, por nganjëherë është mënyra më e mirë për të pasur një dukje sa më realiste duke menduar për diçka të këndshme: një moment të veçantë, një kujtim të këndshëm, ose diçka që ju ka thëni fëmija juaj. Mendimet e vërteta të lumturisë ndihmojnë të keni një buzëqeshje të sinqertë ose një pamje dhe qetësim sesa një pamje e fytyrës e detyruara.
Punoni në shprehjet e fytyrës dhe pozën
Nëse keni buzë të hollë, ndani pak dhe fryni pak për të bërë buzët të duken më të fryrë. Ato që kanë fytyrë të rrumbullakët duhet të shmangin shfaqjen e fytyrës drejt në kamerë, lehtësisht ktheni kohën pak në njërën anë. Nëse mjekra juaj është më në brendësi, shtyni nofullën pak para për të balancuar profilin kur fotografoheni nga anash.
Gjeni buzëqeshjen e duhur
A e keni vërejtur se si të famshmit shfaqen në tepihun e kuq me të njëjtën buzëqeshje? Epo, është për shkak se kanë gjetur është më e mira për ta. Merrni telefonin dhe bëni disa foto deri sa e gjeni buzëqeshjen e duhur që jeni të kënaqur.
Jeni të thjeshtë
Jeni të thjeshtë. Mos bëni poza që nuk duken natyrale, jeni të relaksuar dhe ndjehuni rehat. Qëndroni she shpina duhet të jenë drejtë.
Drita e duhur është çelësi
Këshilla bazë për t’u dukur bukur në foto është të gjeni dritën e duhur që kompleton fytyrën tuaj. Shmangni hijet e shpura që theksojnë të metat dhe shkaktojnë hije të errëta nën sy ose nën hundë. Ndriçimi i duhur duhet të jetë nga maja e ballit kah fundi i mjekrës.
Nuk keni një anë të keqe
Fokusoni të gjithë energjinë që të shikoni në kamerë me plot besim dhe lehtësisht ktheni trupin tuaj në njërën anë në tjetrën. Kjo do t’ju ndihmojë për të treguar format “wow”.
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...
Fabrika më e vjetër e gjilpërave në botë po falimenton pas m...
Hamza uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë: 28 Nëntori ësht...
ASK publikon statistikat: Mbi 3800 qytetarë në Kosovë e mbaj...
Kurti viziton Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz