Google ADS

Ahmet Isufi ka një mesazh për opozitarët që duan rrëzimin e Qeverisë

00:17 | 23 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se opozita e vendit nuk mund ta rrëzojë qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Isufi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “një pjesë e opozitës edhe më tej nuk është e gatshme të hyjë në zgjedhje”.

“Kjo e pamundëson rrëzimin e Qeverisë… për shkak të ndarjeve që ka ndodhur. Për shkak të lidershipit në partitë e opozitës”, ka vlerësuar Isufi.

Sipas tij, opozita nuk i ka votat e nevojshme për ta realizuar rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Ai madje ka pasur edhe një këshillë për opozitarët e vendit. “Më mirë është që të punojnë. T’i pranojnë vendimet e mira për Kosovën”, ka deklaruar Isufi në T7.

“Le të jenë bashkëpunues për interesat e Kosovës. Të jemi bashkë për temat nacionale”, ka theksuar Isufi.

Shefi i deputetëve të AAK’së ka thënë se “kjo qeveri meriton të vazhdojë”.

“Ajo do të marrë vendime për të mirën e Kosovës”, ka thënë ai, për të mbështetur pohimin e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme