Kreu i agjencisë ruse për zbulimin ushtarak, GRU, i akuzuar në të kaluarën si kreu që mbikqyri operacionet ruse për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016, vdiq në Moskë të mërkurën.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Igor Korobov, i cili u bë objekt i sanksioneve amerikane për rolin e tij në ndërhyrjet ruse në zgjedhje, vdiq mbrëmë “pas një sëmundjeje të zgjatur e të rëndë,” fjalë që zakonisht në rusisht përdoren për të nënkuptuar sëmundjen e kancerit. Ai ishte 62 vjeç.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre e patën akuzuar agjencinë që drejtonte zoti Korobov për hakerim gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane të 2016 si dhe për sulmin me agjent nervor kundër Sergei Skripalit, ish-spiun rus me banim në Britani.
Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar si fushatë shpifjesh nga Perëndimi. /voa
Takos – recetë për një drekë ose darkë të shpejtë pikante
Hamza: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë heronj të mëdhenj dhe ...
Ana Lika dhe Bjordi Mezini po bëhen prindër, zbulojnë gjinin...
OKB-ja miraton paktin për “një të ardhme më të ndritur” për ...
Ermal Krasniqi realizon gol
Luiz Ejlli shumë shpejtë më projekt të ri