Sadio Mane edhe zyrtarisht ka vazhduar kontratën e tij me gjigantin anglez Liverpool.
Sulmuesi senegalez ka zgjatur bashkëpunimin me The Reds edhe për dy vite të tjera, pasi kontrata aktuale i skadonte në verën e vitit 2021.
Me marrëveshjen e re, Mane do të jetë pjesë e Liverpool deri në qershor të vitit 2023.
Raportohet se me marrëveshjen e re Mane do të ketë një pagë vjetore mbi shtatë milionë euro.
“Jam shumë i lumtur që zgjas kontratën me Liverpoolin dhe do të jem këtu deri në vitin 2023”.
“Është një ditë e mrekullueshme për mua dhe tani pres me padurim ta ndihmojë edhe më shumë skuadrën për t’i arritur objektivat ku synojmë fitimin e trofeve”, tha Mane.
26-vjeçari thotë se ka marrë vendimin më të duhur në karrierën e tij.
“Personalisht mendoj se me zgjatjen e kontratës kam marrë vendimin më të mirë në karrierën time”, tha Mane për faqen zyrtare të klubit.
Sulmuesi anësor iu bashkua Liverpoolit në verën e vitit 2016 nga Southampton për një shumë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...