Google ADS

Presidenti tregon pse ishte në takim te ambasadori britanik: Në drekë, veç për qejf

22:17 | 22 Nëntor 2018
Arbresh.info

Presidenti Hashim Thaçi sot ka qëndruar në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Prishtinë, ku është takuar me ambasadorin Ruairi O’Connell.

Pas përfundimit të takimit në rezidencën e ambasadorit britanik, kur është pyetur për arsyen e kësaj vizite, Thaçi e dha këtë përgjigje:

“Për drekë, veç për qejf”, tha ai.

Më shumë se kaq nuk foli, e as nuk sqaroi nëse një takim sikurse me britanikun e më kolegë të këtij të fundit e pati me herët gjatë ditës.

Gjatë takimit me ambasadorin britanik, presidenti Thaçi është shoqëruar nga dy këshilltarët e tij, Blerim Shala dhe Ardian Arifaj.

As nga Ambasada britanike nuk dhanë shumë detaje rreth kësaj vizite të Thaçit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme