Sot në Shkup u shënuar 22 nëntori-Dita e Alfabetit Shqiptar, ku në sallën para të pranishmëve iu drejtua kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kongresi i Manastirit, për çështjet që diskutoi e zgjidhi dhe si një nga tubimet më të gjerë e më përfaqësues nga përbërja e tij, sepse e tuboi potencialin intelektual të Shqiptarëve nga gjithë bota, me të drejtë vlerësohet si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shekullit XX dhe vendimet e tij përbëjnë një nga shtyllat e rëndësishme që ndihmuan në ngritjen në një shkallë më të lartë të kulturës e të arsimit shqiptar, por edhe të konsolidimit të mëtejshëm në drejtim të zhvillimit dhe përparimit të shqiptarëve. Për këtë arsye, ne nuk kemi të drejtë ta lëmë në harresë entuziazmin, vullnetin, vizionin, arsyen dhe guximin e grupit të rilindësve të Shoqërisë “Bashkimi” të Manastirit të cilët e thirrën Kongresin e parë të përgjithshëm për diskutimin dhe miratimin e alfabetit të njësuar”, tha Xhaferi.
Xhaferi shtoi se pas rrafsh 110 vitesh jemi këtu, në këtë eveniment mbresëlënës, ku festohet alfabeti, por tani, në një realitet të ri. Jemi rritur, jemi pjekur si shoqëri, si shtet, si rajon dhe tani gjerat i shohim në një perspektivë tjetër, me një objektiv tjetër.
Në sallë të pranishëm ishin kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, dy presidentët Ilir Meta dhe Hashim Thaçi dhe shumë personalitete të fushave të ndryshme.
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët