Vendimi për taksën 100 % ndaj Serbisë nuk ka ardhur pa konsultime dhe debate ndërmjet kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.
Në fakt, pak minuta pa u marrë vendimi në Qeveri, kryeministri e ka konsultuar në telefon kryeparlamentarin Kadri Veseli si lider i koalicionit dhe në fillim propozimi ka qenë që taksa të vendosej 20% apo maksimum 30%.
Kryeparlamentari Veseli e ka ndërprerë për disa minuta takimin me grupin e miqësisë në Belgjikë dhe është dëgjuar duke komunikuar me kryeministrin Haradinaj lidhur me vendimin që pritej ta merrte Qeveria.
Nga biseda telefonike e kryeparlamentarit me kryeministrin, Veseli ishte skeptik për propozimet fillestare të kryeministrit që taksa të vendosej prej 30 %.
Kreu i PDK-së është dëgjuar duke i thënë kryeministrit Haradinaj se me masa prej 20 apo 30 përqind vetëm mund të shkaktojë probleme për prodhuesit vendorë për shkak të kontrabandës së mallrave, por edhe mund të ketë ngritje të çmimeve
“Këto masa dhe taksa prej 30 përqind nuk janë serioze dhe e dëmtojnë Kosovën. Kije paradyshë se mund të rriten çmimet për qytetarët. Duhet të merren paradyshë edhe reagimet e BE-së por veçanërisht SHBA-së. Nuk duhet të merren vendime vetëm për populizëm. Nëse dojmë me ju përgjigjë agresionit të Serbisë, atëherë më mirë është që taksa të vendoset 100 përqind por kur të vendosësh nuk ka ma kthim mbrapa”, i ka thënë Veseli – Haradinajt në bisedë telefonike nga Brukseli, raportin RTK.
Pas bisedës telefonike me Haradinajn, Veseli ka kontaktuar menjëherë me zëvendëskryeministrin nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj të cilin e ka udhëzuar që ministrat e PDK-së të votojnë vendimin për vendosjem e taksës prej 100%.
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/415364269001176/?t=0
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...