Franca tha të enjtën se kishte imponuar sanksione, duke përfshirë ndalimet e udhëtimit për 18 qytetarë sauditë që lidhen me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi dhe paralajmëroi se shumë më tepër do të ndiqen, pavarësisht nga hetimi.
“Vrasja e Khashoggit është një krim me peshë të madhe, e cila shkon kundër lirisë së shtypit dhe të drejtave themelore”, tha ministria e Jashtme në në një deklaratë, transmeton portali arbresh.info
“Franca kërkon që hetimi të nxjerrë të gjitha në dritë dhe pret nga autoritetet saudite për një përgjigjje transparente, të hollësishme dhe të detajizuar”, thuhet në deklaratë.
Ministria tha se 18 shtetasit sauditë do të pengohen që të hyjnë në territorin francez dhe në të gjithë zonën e Shengenit.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse masat kanë në shënjestër të njejtët persona që janë sanksionuar edhe nga qeveria gjermane.
Jamal Khashoggi u zhduk më 2 tetor pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll.
Rijadi ka ofruar shpjegime të shumta kontradiktore për zhdukjen e tij para se të ketë thënë se ai u vra në një operacion mashtrues dhe trupi i tij u shpërbë.
Javën e kaluar, prokurori publik i mbretit tha se pesë zyrtarë sauditë përballeshin me dënimin me vdekje për vrasjen e Khashuolit, por princi Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, nuk është përfshirë në vrasjen./arbresh.info/kh
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton