Ramadani: Më shumë se 5 lajme të rrejshme dolën vetëm sot nga lidershipi serb

19:27 | 22 Nëntor 2018
Arbresh.info

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj deklarimeve të fundit të Beogradit për zhvillimet në Kosovë, duke i quajtur ato si lajme të rrejshme dhe propagandë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Ramadani gjithashtu ka theksuar se institucionet e Kosovës po vazhdojnë të jenë vigjilente dhe të sakta në veprime shtetërore.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Më shumë se 5 lajme të rrejshme dolën vetëm sot nga lidershipi në Beograd. U dëshmuan se janë veç propagandë.

Institucionet e Kosovës vazhdojnë të jenë vigjilente dhe të sakta në veprime shtetërore, sipas Kushtetutës dhe ligjeve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme