Google ADS

Spasovski: Janë mbledhur shumë informacione rreth arratisjes së Gruevskit

18:22 | 22 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kanë kaluar dy javë që nga arratisja e Nikolla Gruevskit, dhe opinioni në Maqedoni ende pret përgjigje, se si ka kaluar ish-kryeministri kufirin me Shqipërinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Si ka kaluar Nikolla Gruevski kufirin në mes Maqedonisë dhe Shqipërisë është enigma e vetme e arratisjes së ish-kryeministrit.

Nuk ka përgjigje nga Ministria e Brendshme për asnjë aspekt të hetimit që është kryer për 10 ditë. Ministri Spasovski sot, pas pothuajse një jave, doli në opinion dhe tha se Ministria e Brendshme ka mbledhur shumë informacione, por nuk mund të ti nxjerr në opinioni sepse hetimi janë sekrete. Ai theksoi se përgjegjësia do të kërkohet pas përfundimit të veprimeve hetimore.

Eksperti i krimit të organizuar Ljubomir Gjurçevski mendon se Ministria e Brendshme ka bërë shumë gabime dhe tashmë është vonuar me zbulimin e detajeve të hetimit./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme