Kuvendi nuk e ka miratuar Rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje për shkarkimin e Qeverisë Haradinaj si dhe ndërprerjen e çdo përpjekje që konteston shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës
Rezoluta nuk ka marrë vota e mjaftueshme për miratim, pasi në procesin e votimit morën pjesë vetëm 37 deputetë, nga 61 sa ishin në sallë. Për votuan 36 deputetë, kurse një abstenoi.
Kryesuesi i seancës, Kujtim Shala, tha se votimi ishte jo i vlefshëm dhe ka ndërprerë seancën.
Kështu edhe përfundoi seanca e jashtëzakonshme, e cila u mbajt sot për zhvillimet në politikën e jashtme të Kosovës.
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...