Tre interpretimet më të zakonshme të ëndrrave me vdekje

17:20 | 22 Nëntor 2018
Arbresh.info

Të shohësh ëndrra me të vdekur apo të ëndërruarit për këtë gjë të pashmangshme në jetën e njeriut tingëllon ngjethëse , por kur të mësoni interpretimet më të zakonshme do të kuptoni që këto ëndrra shpjegohen në një mënyrë tjetër dhe nuk kanë lidhje të drejtë për drejtë me atë çka përmendëm më sipër.

Në ndryshim nga besimi i përgjithshëm, një ëndërr e tillë nuk paralajmëron një vdekje të afërt, por në varësi të rrethanave ajo interpretohet në mënyra të ndryshme! Lexojini ato më poshtë:

  1. Është koha kur duhet të bëni një ndryshim në jetën tuaj ! Njerëz toksikë mund t’ju rrethojnë, ndiheni të mbytur nga situata, ndaj duhet të gjeni zgjidhje sa më parë, për të gjetur shpëtimin që kërkoni.
    Ju mund të ndiheni gjithashtu fajtorë në lidhje me diçka dhe kjo ndjenjë ju torturon.
  2. Nëse shiheni në ëndërr një person të vdekur kjo lidhet me ndjenjat e ndrydhura tuajat! Kjo reflektohet jo vetëm në sjelljet tuaja çorientuese, por edhe në ëndrrat shqetësuese që shihni.
    Ndiheni të lënduar nga dikush, ose ju vetë keni ndërprerë një marrëdhënie për të cilën keni jo pak pengje. Nëse nuk e identifikoni dot “viktimën” në ëndërr, kjo do të thotë që ju po viktimizoheni më kot në jetën tuaj. Nëse shiheni në ëndërr sikur po mbyteni, kjo paralajmëron konflikte apo vështirësi në vendimmarrje. Të ëndërruarit rreth vetëvrasjes lidhet me situatën e pashpresë në të cilën ndodheni në jetën tuaj ose me ndjenjën e dështimit.
  3. Këto ëndrra rrallë lidhen me vdekjen në jetën reale, pasi interpretimi më i zakontë lidhet me ndryshimet dhe ngarkesën nervore që mund të keni në periudha të caktuara

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme