Mungesa e reshjeve të shiut muajve të fundit në Kosovë, ka bërë që në tërë territorin e vendit deri më tani të mbillen vetëm 10 për qind e sipërfaqes me grurë, nga 75 mijë hektarë sa janë planifikuar të mbillen në këtë sezon.
Drejtori i Departamentit të Politikave Bujqësore dhe Tregjeve në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Isuf Cikaqi ka deklaruar për KALLXO.com se në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, sivjet është planifikuar që vetëm me kulturën e grurit të mbillen rreth 75000 hektarë.
“Por duhet theksuar se një gjë e tillë edhe këtë vit sikurse edhe viteve tjera varet nga disa faktorë, e që në radhë të parë janë kushtet klimatike se sa do të jenë të favorshme për të mundësuar realizimin e mbjelljeve. Deri më tani, për shkak të kushteve klimatike jo të favorshme që kanë përfshirë vendin tonë, pra mungesa e reshjeve të shiut e ka pamundësuar përgatitjen e tokës për realizmin e mbjelljeve në tërësi, duke bërë që deri më tani të mbillet vetëm rreth 10 për qind e sipërfaqes së planifikuar”, tha Cikaqi.
Ndër të tjerash, zyrtari i MBPZHR-së, thotë se pas reshjeve të këtyre ditëve të fundit tashmë janë krijuar mundësitë për lëvrimin dhe përgatitjen e tokës.
Ministria beson se të reshurat e fundit, do të ndikojnë në realizmin sa më të madh të sipërfaqeve të planifikuara për mbjellje.
Kurse, Muhamet Farizi nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës, ka thënë për KALLXO.com se për shkak të mungesës së reshjeve, ekspertët u kanë dhënë sugjerime bujqve që të vijojnë mbjelljet edhe pas sezonës.
“Duhet të theksojmë se ende të mbjellat me grurë nuk kanë përfunduar, pa marrë parasysh se ka kaluar afati kohor i mbjelljes. Ekspertët kanë sugjeruar bujqit që të vazhdojnë mbjelljet edhe t’ia shtojnë sasinë e farës për 20 për qind. Ndërsa ky shi që ka rënë këto ditë, do t’i ndihmojë shumë bujqve t’i realizojnë mbjelljet”, tha ai.
Qytetarët e disa komunave të Kosovës, këtë javë janë përballur edhe me rritje të çmimit të bukës, menjëherë pas vendosjes së taksës prej 10 për qind nga ana e Qeverisë së Kosovë për produktet e Serbisë dhe Bosnjës, ndërsa taksa të mërkurën është rritur në 100 për qind.
Ekspertë të ekonomisë dhe zyrtar të Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se nuk ka arsye që në Kosovë të ketë rritje të çmimit të bukës.
Ndërkaq, të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se mbi 95 për qind e grurit të importuar në vend është nga Serbia.
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...