Rita Ora kurrë nuk ka ngurruar të tregoj për rrënjët e saja shqiptare sa herë që i është dhënë mundësia asaj.
Bukuroshja jonë është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Ajo gjatë ditës së nesërme do të nxjerr në shtije albumin e dytë në karrierë, i cili është titulluar me emrin “Phoenix”.
Rreth 24 orë para sjelljes së risisë së re për fansat dhe opinionin e gjerë, këngëtarja ka dhënë një intervistë për revistën e modës, “Stylist Magazine”.
Ajo ndër të tjerash ka folur edhe për prejardhjen duke thënë se ndihet krenare si rikujtuar koncertin madhështor në Prishtinë.
“Nuk kam pothuajse asnjë fjalë për të shprehur sa jam krenare për trashëgiminë time. Kam pasur në fillim të këtij viti një performancë fantastike më dhjetë vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe kjo ishte një eksperiencë e pabesueshme jo vetëm për mua, por edhe për familjen time”, ka pohuar 27-vjeçarja.
Ajo më tutje i është përgjigjur pyetjes nëse di të flas ndonjë fjalë në gjuhën shqipe, “Po, kjo është tejet e rëndësishme dhe duhet ta vazhdojmë”.
Ndryshe, Rita është në fazën e fundit të planifikimit të numrit të madh të koncerteve që do t’i mbajë me rastin e promovimit të albumit më të ri muzikor.
Kujtojmë se albumi do të përmbajë 16 këngë, ku disa prej tyre tashmë i kemi dëgjuar dhe ka marrë komente pozitive.
Vdes 60-vjeçari në Durrës, bie nga lartësia pasi ishte duke ...
Intervenime në kryeqytet nga KRU “Prishtina”
Blinken: Ne do të bëjmë gjithçka që Uashingtoni të dërgojë p...
Arrestohet i dyshuari për grabitje në një market në Pejë
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump