Ulet numri i aksidenteve në Tiranë

11:53 | 22 Nëntor 2018
A. B.

Shqipëria ka njohur një rënie të numrit të aksidenteve rrugore gjatë muajit tetor.

Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave, për muajin e numërohen 149 aksidente, 19% më pak se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shifrat paraqiten pozitive edhe sa i takon numrit të të aksidentuarve gjatë një muaji më parë, të cilat kanë regjistruar një rënie me 13.5% në krahasim me tetorin e vitit të kaluar.

Pjesa më e madhe e aksidenteve, rreth 87.9% e tyre kanë ndodhur si rrjedhojë e sjelljes së drejtuesve të mjetit, por që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, ky tregues ka regjistruar një rënie me 13.8%, raporton “scan”.

Ndërkohë, grupmosha 25-35 vjeç ka kryer edhe numrin më të madh të aksidenteve, duke zënë kështu 25.5% të totalit. Por, krahasuar me tetorin e vitit paraardhës, aksidentet e shkaktuara nga kjo grupmoshë janë ulur me 17.4%.

Ndërsa, sa i takon aksidenteve të ndodhura sipas qarqeve, Tirana vijon të mbetet qarku më problematik, ku kryeson listën me 60 aksidente, ndjekur nga Fieri me 17 dhe Durrësi me 14 aksidente.

Më pak aksidente muajin e kaluar janë regjistruar në qarkun e Dibrës dhe Beratit, përkatësisht me 2 aksidente, si dhe në qarkun e Shkodrës, me vetëm 3 aksidente të ndodhura.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme