Në Gjykatën Penale sot vazhdon gjykimi për lëndën “Trajektorja” ku të akuzuar janë disa ish-funksionarë për shkeljen autorizimeve gjatë zgjedhjes së kompanisë për ndërtimin e pjesë rrugore Shtip-Ohër.
Në fillim të seancës, gjykatësi lexoi njoftimin e MPB-së hungareze ku vërtetohet se Gruevski është në Hungari, pas së cilës prokurorja Lile Stefanova kërkoi që Gruevski të gjykohet në mungesë.
Stefanova gjithashtu kërkoi paraburgim për të gjithë të akuzuarit në këtë lëndë. Kurse avokati Ellenko Millanov kërkoi që Gruevski të gjykohet në procedurë të ndarë.
Kurse sot nga hyrja e pasme e Gjykatës me duar të lidhura u soll ish ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakievski i cili po mbanë masën e paraburgimit në burgun e Shutkës.
Në “Trajektore” akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish-drejtori për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski, se në vitin 2012/2013 i kanë tejkaluar autorizimet e tyre në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e pjesëve të autostradës deri në Shtip dhe Ohër.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...