Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në takim pune drejtorin Ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, z. Petrit Selimi.
Në këtë takim është prezantuar Fondacioni i Mileniumit të Kosovës dhe përfitimet e mundshme nga mbështetja që ky program ofron në përmirësimin e efiçiencës energjetike.
Përmes këtij programi kanë mundësi që të përfitojnë të gjitha komunat e Kosovës, dhe shuma e cila do të ndahet për përmisimin e efiçencës së energjisë për shtëpi private dhe për banesa është afro 22 milionë dollarë.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, e mirëpriti këtë iniciativë nga drejtori i këtij Fondacioni duke thënë se komuna e Mitrovicës duhet të ketë prioritet pasi që dihet edhe numri i familjeve të shumta të cilat jetojnë me asistencë sociale dhe investimet janë të nevojshme në përmisimin e mirëqenies sociale të qytetarëve.
“Çdo iniciativë e cila ka për qëllim të ndihmoj qytetarët është e mirëseardhur, andaj edhe unë si kryetar ofroj mbështetjen time të plotë në implementim të këtij projekti. Në këtë projekt, prioritet duhet të kenë ato familje të cilat kanë më së shumë nevojë për përmisimin e kushteve të jetesës”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.
Më tutje kryetari Bahtiri theksoi se edhe nga ana e komunës janë bërë shumë studime të fizibilitetit të cilat përshtaten pikërisht me projektin tuaj, andaj shpresojmë që edhe qyteti i Mitrovicës do të përfitoj nga ky fondacion.
Po ashtu drejtori Selimi, njoftoi kryetarin Bahtiri edhe me projektin i cili do të iniciohet në fillim të vitit të ardhshëm, i cili synon përfshirjen e femrave në rrugëtimin e tyre që të bëhen lidere të energjisë.
“Në këtë projekt do të kenë përparësi gjinia femërore të cilave do tu mundësohen studime jashtë vendit, duke iu siguruar bursa, puna praktike me pagesë dhe dhënia e granteve, me qëllimin e vetëm që ato të profilizohen në fushën e efiçencës së energjisë”, tha drejtori Selimi.
Fondacioni i Mileniumit të Kosovës është entitet implementues i Programit Threshold në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Millennium Challenge Corporation, që është agjenci e pavarur e SHBA-ve për mbështetje në luftën kundër varfërisë globale.
Programi Threshold në Kosovë synon të trajtojë pengesat në zhvillimin ekonomik, ku furnizimi i sigurt me energji elektrike është identifikuar si një ndër pengesat kryesore./arbresh.info/
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...