Google ADS

Rakiq: Serbët në Kosovë po kërcënohen nga katastrofa humanitare

10:19 | 22 Nëntor 2018
Arbresh.info

Vendimi i Prishtinës për të rritur taksën mbi mallrat nga Serbia në 100 për qind tashmë po ndihet dhe serbët kërcënohen nga një katastrofë humanitare.

Kështu ka paralajmëruar kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, transmeton Klan Kosova.

Ai tha se në takimin e sotëm në Beograd përfaqësuesit e serbëve nga Kosova do ta njoftojnë residentin serb Aleksandar Vuçiç me situatën në terren pasi Kosova vendosi taksë 100 për qind mbi produktet serbe dhe do të japë një mesazh nga qytetarët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme