Kërkoi një gotë ujë, stjuardesa e shërbeu me disa akuj: “Prit sa të shkrihen”

09:54 | 22 Nëntor 2018
Arbresh.info

Gene Goh po udhëtonte prej aeroportit të Changi në Singapor, për në Osaka të Japonisë, kur mbeti i habitur me sjelljen e një stjuardese.

Me t’i kërkuar një gotë ujë, ajo tha se kishte vetëm ujë në shishe që është me pagesë, ndërsa i solli një gotë me akuj, transmeton Telegrafi.

“Prit sa të shkrihen”, i ka thënë ajo, para se ta kryente këtë shërbim të papritur, ndaj një udhëtari të etur.

Gota me akuj që ia shërbeu stjuardesa

Ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak Goh, i cila ndau me miqtë e tij virtual sjelljen e stjuardesës, por ata nuk pajtoheshin aq shumë me të.

“Ke mundur të paguash, nuk është aq shtrenjtë për një ujë mineral”, si dhe “mund të shkoje ta mbushje me ujin që përdoret për larjen e duarve”, ishin dy prej komenteve të ndryshme.

Sjelljen e punonjëses, nuk e ka komentuar kompania ajrore që ishte përgjegjëse për fluturimin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme