Google ADS

Mendoi se do të ishte argëtuese, e pësoi keq

09:16 | 22 Nëntor 2018
Arbresh.info

Një ruse me bikini mendoi se do të ishte argëtuese të hidhej në një liqen teksa temperaturat ishin poshtë zeros, por e pësoi keq duke përfunduar me këmbë të thyer pasi liqeni ishte ngrirë tërësisht.

 

Gjithçka është filmuar sekondë pas sekonde. E reja ruse shihet teksa heq rrobat, kapuçin, fiton shpejtësi dhe hidhet nga një platformë druri në liqenin e ngrirë duke u përplasur me fortësinë e akullit.  Ajo që mbeti pas këtij guximi të pakuptimtë ishte kyçi këmbës i thyer dhe një ego e lënduar.

Ndërkohë, miku i saj dëgjohet tek qesh teksa rusja gjen forcë të ngrihet mbi akull dhe i afrohet platformës, ku edhe kërkon ndihmë. “The Sun” raporton se video është filmuar në liqenin Balashikha në lindje të Moskës, në Rusi.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme