Google ADS

BBC: Kosova goditi Serbinë me vendimin për rritje të taksës

09:20 | 22 Nëntor 2018
V. S.

“BBC” e “Reuters” kanë raportuar për vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritje të taksës ndaj mallrave serbe nga 10 në 100 për qind.

Mediat kryesore ndërkombëtare kanë përcjell lajmin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritje të taksës ndaj mallrave serbe nga 10 në 100 për qind.

“BBC” e ka përshkruar vendimin si “goditje e Kosovës ndaj Serbisë”, transmeton lajmi.net”.

Kurse, agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se vendimi i Qeverisë u kërkua gjithashtu të ndalohet hyrja e ndonjë malli që nuk e ka adresuar Kosovën me emrin e saj kushtetues, Republika e Kosovës, të cilën Serbia dhe Bosnja nuk e njohin.

Edhe mediat e huaja amerikane, britanike, franceze dhe të tjera kanë shkruar për këtë vendim të Qeverisë së Kosovës. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme