Ndonëse deri më tani nuk ka pasur reshje të borës e as të shiut Mitrovica dhe komunat e rajonit, Vushtrria, Skenderaj dhe Drenasi, nuk janë zënë në befasi siç ka ndodhur vitin e kaluar.
Ato tashmë i kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për ndërhyrje me mekanizmin e nevojshëm në rast të bllokimit të rrugëve, jo vetëm në qytete, por edhe nëpër fshatra, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Zyrtarë të këtyre komunave i kanë thënë “Zërit”, të martën, se kompanitë e kontraktuara janë pajisur me sasi të nevojshme të kripës e të rërës dhe se dimri sado i fortë që të jetë qytetarët do të mundin të lëvizin pa problem. Ata thanë gjithashtu se rrugët lokale dhe trotuaret janë kompetencë ekskluzive e komunave, ndërsa për rrugët rajonale përkujdeset Ministria e Infrastrukturës.
Mitrovica dhe komunat e rajonit, Vushtrria e Skenderaj dhe Drenasi, kanë kontraktuar 5 kompani për pastrimin dhe për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit në qytete dhe në fshatra, hedhjen e kripës dhe të rërës. Përveç në komunën e Drenasit, ku tri kompani të kontraktuara do të marrin 37.500 euro, përkatësisht 25.750 euro, kompanitë e kontraktuar në Mitrovicë, në Skenderaj e në Vushtrri do të paguhen me orë pune. Në Mitrovicë edhe këtë vit kompania e vetme, e cila është e kontraktuar për pastrimin dhe për mirëmbajtjen e rrugëve nga bora gjatë dimrit është kompania rajonale për menaxhimin e mbeturinave “Uniteti”.
Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike në Mitrovicë, Naser Muja, kompania “Uniteti” ka edhe 4 kompani nënkontraktuese, të cilat përkujdesen për pastrimin e borës dhe për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit. Gjendje më e rëndë si gjithmonë pritet të jetë në rajonin e Shalës, pasi zakonisht reshjet e mëdha të borës dhe erërat e forta krijojnë ortekë të mëdhenj dhe bllokojnë rrugët. “Janë kryer të gjitha përgatitjet për sezonin e dimrit, është angazhuar vetëm një kompani, ajo ‘Uniteti’, por e cila ka edhe 4 nënkontraktues. Kompania paguhet në bazë të orëve të punës.
Ës htë një komision i Drejtorisë, i cili verifikon punën që është kryer dhe pastaj në bazë të raportit bëhet pagesa. Në të kaluarën jemi përballur me bllokimin e rrugëve nga bora, sidomos në rajonin e Shalës, por me ndërhyrje të kompanive gjendja gjithmonë është normalizuar”, i tha “Zërit” drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Mitrovicës Naser Muja.
Në Komunën e Vushtrrisë për pastrimin e rrugëve gjatë dimrit do të përkujdeset kompania “Ramadani”, e cila është kontraktuar për dy vjet. Sipas Islam Latifit, zyrtar në Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Vushtrri, kompania “Ramadani” do të paguhet gjithashtu në bazë të orëve të punës, si dhe në bazë të sasisë së hedhjes së kripës dhe të rërës.
“Edhe këtë vit është e njëjta kompani (‘Ramadani’) ajo e cila do të përkujdeset për pastrimin dhe për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit në gjithë territorin e komunës së Vushtrrisë. Kompania ka qenë e kontraktuar për dy vjet, do të thotë edhe këtë vit ajo do të përkujdeset për krijimin e kushteve për lëvizje pa probleme nëpër të gjitha rrugët e Vushtrrisë dhe të fshatrave të saj. Për punën që bën kompania do të paguhet në bazë të orëve të punës që bën në terren”, tha mes tjerash Latifi. Në Komunën e Skenderajt janë angazhuar dy kompani për pastrimin dhe për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, kompania “Lirigzoni” dhe kompania “Ndërtimi”.
Zyrtari për informim në Komunën e Skenderajt, Jeton Rushiti, i tha “Zërit”, të martën, se Komuna e Skenderajt ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, të cilat do të mundësojnë mirëmbajtjen e rrugëve brenda territorit të komunës, kudo që ka qarkullim gjatë sezonit të dimrit.
Ndërkaq Drejtoria e Shërbimeve Publike në Drenas ka kontraktuar tri kompani për pastrimin dhe për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit. Kohëzgjatja e kontratës për tri kompanitë është 5 muaj, ndërkaq kontratat janë lidhur me ato kompani që kanë ofruar çmim më të ulët.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...