Ditëve të ardhshme mot më stabil, të premten me kthjellime. Në fundjavë më butë me mundësi për reshje lokale shiu.
Pas reshjeve të shiut që ranë dy ditët e fundit, në ditët e ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave anticiklonike që shtrihen nga Afrika veriore, përgjatë Evropës lindore deri në Skandinavi.
Nën këto kushte pritet përmirësim i motit, e ditën e premte edhe intervale më të gjata me diell. Ndërkohë nga Afrika veriore masa të ngrohta ajrore do të shtrihen edhe mbi rajon që do të rrisin temperaturat mbi vlera mesatare.
Ditëve të fundjavës, një vorbull ciklonike nga Atlantiku, pritet të afrohet mbi rajonin tonë, ku vende-vende mund të sjellë mundësi për reshje lokale shiu, kryesisht orëve të pasdite dhe mbrëmjes, e në fillim të javës sërish pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi.
Sipas parashikimeve të fundit, javën e ardhshme edhe pritet të depërtojnë masa më të ftohta ajore, që mund të sjellin mundësi edhe për reshje bore.
Në ditët e ardhshme, nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, andaj edhe vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të luhaten ndërmjet vlerave normale dhe të pashëndetshme.
22.11 – Mot kryesisht me vranësira. Herët në mëngjes dhe paradite vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
23.11 – Në mëngjes pjesërisht vranët, e në vise të ulëta mundësi për mjegull. Gjatë ditës mot kryesisht me diell.
24.11-25.11 – Në fundjavë mot më i butë kryesisht me vranësira. Të shtunën gjatë mbrëmjes mundësi për riga lokale shiu. Të dielën pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu.
26.11 – Mot kryesisht i vranët, kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu.
Temperaturat e ajrit, do të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga +1C deri në +5C, e maksimalet nga 8C deri në 12C.
Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja dhe lindja 1-2m/s. Shtypja atmosferike, do të rritet mbi vlera normale, e nga fundjava gradualisht do të pësojë rënie.
Fushata e Trump/ Ish-Presidenti u njoftua për kërcënimet e d...
Osmani falënderon Joe Biden për ftesën që të marr pjesë në S...
Kurti udhëton për në ShBA, merr pjesë në Javën e Nivelit të ...
Arrestohet 76 vjeçari në Ferizaj, policia i gjeti një armë z...
Policia shqiptoi 2 mijë e 135 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Arrestohet një person në Klinë për vrasje në tentativë