Stefano Gabbana kohët e fundit është përfolur shumë për komentet negative që ka dhënë në rrjetet sociale për shumë personazhe të njohur të Hollyëoodit si : Selena Gomez, Chiara ferrgni për fustanin e saj të dasmës dhe së fundmi këto komente jot ë hijshme i kanë anulluar sfilatën e modës në Kinë.
Shfaqja e modës së markës së njohur Dolce & Gabbana në Shangai është anuluar nga Byroja e Çështjeve Kulturore të Shtetit, pas disa mesazheve të dërguara nga stilisti i njohur Stefano, i cili fyente rëndë kulturën kineze. Megjithatë sa u përket akuzave të fundit, stilisti pretendon se profili i tij është hakuar dhe se ai “e do Kinën dhe kulturën kineze”. Por çfarë publikoi Stefano në Instagramin e tij që e bëri Kinën, shtetin ku ka më shumë blerës besnikë të markës, t’i kthente shpinën.
Fillimisht ai publikoi një video përmes së cilës parodizonte mënyrën e të ngrënit me shkopinj të ushqimit kinez.
Më pas ai debatoi me Michaela Tranova në Instagram, bisedat me të cilën përmbanin fyerje të mëdha të tipit “Shtet m*ti”, “Mafia injorante kineze që mban erë të keqe” apo “kinezë që hanë qen”.
Faqja zyrtare e Dolce gabanës tashmë po verifikon kush e ka hakeruar profiling e tij dhe më pas do të sjellë një deklaratë se çfarë do të ndodhi! Shpresojmë që këto komente jo vetëm për Kinën por dhe personazhet të tjerë të mos jen bërë nga stilisti.
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...
KQZ sot mban mbledhje
Gjermania po harton një listë objektesh që mund të kthehen n...