Google ADS

Deskoska: Vendimi që Gruevskit t’i jepet azil është politik dhe jo i drejtë

23:50 | 21 Nëntor 2018
Arbresh.info

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në intervistë për “Tv24” tha se në ligjet hungareze ekziston një bazë për tërheqjen e azilit të dhënë dhe mohon pretendimet e Hungarisë se kërkesa për ekstradim është paraqitur në mënyrë të papranueshme.

Sipas Deskoskas, kërkesa për ekstradim nuk është e vonuar, sepse në çdo vend, siç thotë ajo, kërkesa për azil shikohet fillimisht.

“Nuk mund të përgjigjem nëse Gruevski do të hyjë në burg apo jo, mund të them vetëm se ne si qeveri, do të bëjmë përpjekje për ta kthyer atë. Nëse shkon përmes procedurave ligjore, ai duhet të ekstradohet. Qeveria do të kërkojë tërheqjen e vendimit për azil, sepse nuk ka arsye për t’i dhënë azil. Ne jemi të detyruar të bëjmë çdo përpjekje dhe të përdorim të gjitha mjetet ligjore. Bara do të mbetet në Hungari”, tha Deskoska.

Siç tha ajo dhënia azil për Gruevskin për shkak të situatës në burgje dhe gjyqësori nuk mbështetet. Sipas asaj, vetëm në vitin 2017 Hungaria ka dhënë përgjigj pozitivisht në 5 kërkesa për ekstradim nga Maqedonia.

“Shikohet se Gruevski këtë se ka bërë i vetëm, hapat janë marr nga ana e Hungarisë në koordinim me atë. Shihen qartë motivet politike që Hungaria të hyj në proces, t’i jap azil dhe ta mbrojë”, tha ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme