Në një minierë në rajonin e Detit të Zi të Turqisë, tre minatorë kanë mbetur të ngujuar nën tokë dhe dy të tjerë u plagosën pas një shpërthimi, raporton Anadolu Agency (AA).
Shpërthimi ndodhi në një minierë të palicencuar në Kilimli në provincën veriore Zonguldak.
Evren Cinemre dhe Adem Alibas u plagosën nga shpërthimi, i cili duket se është shkaktuar nga kompresimi i gazit metan. Ata u shpëtuan nga kolegët e tyre dhe u larguan nga miniera.
Sipas burimeve spitalore Cinemre dhe Alibas janë në gjendje kritike.
Përpjekjet për shpëtim janë duke vazhduar për tre minatorë të tjerë, Kenan Cavus, Hasan Gencturk dhe Ugur Goktas, të cilët janë bllokuar rreth 50 metra poshtë sipërfaqes.
“Punëtorët janë të arritshëm”, tha prefekti i Zonguldak Erdogan Bektas për gazetarët.
“Ekipi i shpëtimit do të dërgojë oksigjen poshtë, por shpresat se ata janë ende gjallë janë të pakta”, tha Bektas.
Prefekti bëri të ditur se një hetim mbi incidentin është nisur.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030