Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka deklaruar se vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës, që vije në prag të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është i vetmi vendim që ka rëndësi të veçantë kombëtare gjatë gjithë këtyre viteve të pavarësisë e të shtet-ndërtimit.
Postimi i Krasniqit në Facebook:
MË NË FUND, PAS DHJETË VITEVE PAVARËSI NJË VENDIM I DINJITETSHËM!
Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës që vije në prag të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është i vetmi vendim që ka rëndësi të veçantë kombëtare gjatë gjithë këtyre viteve të Pavarësisë e të shtet-ndërtimit.
Ky vendim nuk guxon të jetë i vetmi i kësaj natyre. Kosova duhet të merr edhe vendime të tjera në raport më cdo veprim të Serbinë, përderisa ajo vazhdon të eci me kokëfortësi në gjurmët e politikave të gjenocidit serb të kohës së Rankoviqit e të Millosheviqit. Ky vendim duhet të jetë përgjigje edhe për Bashkimin Evropian, pasi më shumë se pesë vende të tij votuan kundër ose abstenuan për t’u anëtarësua Kosova në Interpol. Kjo u bë për dy arsyeje:
1. Pse ato vende që 20 vite janë duke i mbrojtur politikat e gjenocidit serb, për të cilin gjenocid kanë dëshmi të shumta të cilat i dinë mirë ato vende, ashtu sic i dinë e gjithë Bota e qytetëruar; dhe
2. Pse po i mbrojnë kriminelet serb për të cilët Kosova duhet t’i kërkonte dhe ata të dilnin para drejtësisë për veprat e shumta kriminale, për të cilën gjë Serbia ka investuar para të shumta.
Nëse Botës se qytetëruar nuk i janë shkaktuar dhimbje njerëzorë, ne që i kemi jetuar ato dhimbje zemre, nuk jemi të obliguar t’i heshtim ato dhimbje të shpirtit njerëzor! Zërat e tyre nuk na lënë që të flemë rehat! Mogherini dhe askush në Bruksel, e theksoj askush në Bruksel nuk ka të drejt morale e as politike, madje as njerëzore t’ia mohoj Kosovës të drejtën për të marr vendime në mbrojtje të interesave të saja jetike. Gjatë e kemi pritur drejtësinë, por ajo nuk po duket gjëkundi! BE-ja nuk e ka ketë të drejtë edhe për faktin pse pas shekullit të errtë të sundimit serb në Kosovë, ajo po i mban të izoluar qytetarët e Kosovës. Nëse Brukseli dëshiron të reflektoj vlera demokratike, atëherë ai presionin duhet ta drejtoj mbi pinjollët e gjenocidit, mbi ata që vazhdojnë të qeverisin në Beograd dhe që i kanë amnistuar nga të gjitha politikat e krimit e të gjenocidit të kryera jo vetëm në Kosovë.
Ndërsa, udhëheqësit e Kosovës e kanë momentin e fundit ta tregojnë burrërinë e tyre për t’i dalë zot vendit e kombit të tyre. Nëse nuk e kanë burrërinë ta bëjnë ketë që i duhet kombit, le t’i lirojnë ato vende se ka kush u del zot! Politikat e gjenocidit serb nuk duhet toleruar më!
Qytetarët e Kosovës do të jenë në mbrojtje të lirisë dhe të perspektivës në vendin e vet! Edhe më fuqishëm sesa ishin në luftën e fundit!
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS