Google ADS

James: Dua të luaj për këtë skuadër

22:37 | 21 Nëntor 2018
Arbresh.info

James Rodriguez dëshiron të rikthehet të Real Madrid pas përfundimit të huazimit dy vjeçar te Bayern Munich.

Ylli i Kombëtares së Kolumbisë, James Rodriguez, ka bërë të ditur të ardhmen e tij.

Mesfushori 27 vjeçar ka shprehur dëshirë për t’u rikthyer në ‘Santiago Bernabeu’, duke mos qenë i kënaqur në Mynih, ku nuk po arrin të përshtatet me sistemin e lojës së trajnerit Niko Kovaç.

James te Bayren Munich është transferuar në verën e vitit 2017, kur kjo skuadër drejtohej nga Jupp Heynckes.

Bavarezët kanë paguar për shërbimet e tij 13 milionë euro, por kanë mundësi të kompletojnë transferimin e tij duke shtuar vetëm edhe 42 milionë euro.

Për shërbimet e James, ka interesim të madh nga shumë skuadra përfshirë edhe Manchester Unitedin, Milanin, Juventusin dhe Barcelonën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme