Më shumë se një vit, ky është hendeku mes dy shtatzënisë, sugjeron një studim i fundit.
Rezultatet e analizës 150,000 të shtatzënisë në Kanada nga viti 2004 deri 2014 u botuan në Journal of American Medical Association (JAMA).
“Nga ky studim kemi gjetur se shtatzënitë e dyta që janë shumë afër asaj të parës, paraqesin rrezik”, tha autorja e studimit Laura Shumers nga Universiteti i British Columbia, transmeton portali arbresh.info
Hendeku mes shtatzënisë llogaritet koha që nga lindja e fëmijës së parë deri te ngjizja e fëmijës tjetër. Në këtë rast, nëse shtatzënia ndodh në më pak se një vit, rreziku nuk është tek nëna, sa është te fetusi.
Kjo përfshin rritjen e rreziqeve të rezultateve fatale, vdekjen e fetusit dhe vdekjen e fëmijës në vitin e parë të jetës, peshën e lindjes së ulët dhe lindjen e parakohshme.
Te gratë mbi 35 vjeç rritet rreziku për nënën dhe fëmijën. Më i madhi është nëse periudha mes dy shtatzënive është më pak se nëntë muaj.
Sipas rekomandimeve aktuale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (ËHO), do të ishte ideale që shtatzënia e dytë të zinte vend pas dy viteve./arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...