Google ADS

Presidentja kroate: Komuniteti shqiptar në Kroaci është lidhja më e fortë mes dy vendeve

18:14 | 21 Nëntor 2018
Arbresh.info

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Kroaci, është pritur nga presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ku diskutuan mbi thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat.

Presidentja Grabar-Kitaroviq ripërsëriti mbështetjen e palëkundur të Kroacisë dhe të sajën personale për integrimin europian të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në gjirin e familjes së madhe europiane.

Presidentja e Kroacisë, Grabar-Kitaroviq theksoi se krahas mbështetjes së palëkundur për integrimin e Shqipërisë, është e rëndësishme që të punojmë së bashku për mbrojtjen e detit Adriatik nga ndotja, gjë që është jetësore për vazhdimësinë e veprimtarive detare.

Presidenti Meta dhe Presidentja Grabar-Kitaroviq diskutuan edhe me Prefektin, Kryebashkiakun dhe kreun e Dhomës së Tregtisë së Zadarit, duke vënë theksin te rritja e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve tregtarë në fushën e peshkimit, transportit detar, turizmit.

“Mundësitë janë shumë të mëdha që ne të rrisim shkëmbimet ekonomike-tregtare duke bashkëpunuar në shfrytëzimin e bregdetit tonë, duke mbrojtur detin Adriatik nga ndotja në mënyrë trepalëshe së bashku me Malin e Zi, dhe zhvillimin e turizmit.

Një vëmendje e veçantë duhet treguar edhe ndaj veprimtarive të përbashkëta kulturore dhe artistike, me synim e ruajtjes së trashëgimisë së vjetër kulturore, traditat dhe gjuhën e Arbanasve.” – nënvizoi Presidenti Meta. Të dy Presidentët theksuan rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit midis universiteteve të dy vendeve ku Universiteti i Zadarit si mjaft i njohur dhe me traditë do luajë një rol më të rëndësishëm në të ardhmen duke nisur nga 11 dhjetori i ardhshëm kur në Tiranë do të organizohet një event i rëndësishëm për promovimin e gjuhës kroate dhe Kroacisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme