Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka dalë pasdite në një konferencë për media ku ka dhënë më shumë detaje lidhur me vendimin e sotëm për rritjen e taksës për 100 përqind ndaj produkteve që importohen nga Serbia.
“Në vazhdën e përpjekjeve për të fuqizuar ekonominë tonë, kemi marrë vendim që të marrim masën nga 10 në 100 përqind. Po ashtu nga sot obligohet Dogana dhe Inspektoratet që të largojnë nga tregu, që të largojnë po ashtu edhe importin e tyre, që kanë emërtimin, distributor, përfaqësues apo edhe me vetëm emrat, ‘Kosova – Metohia’, Kosova 1244 apo edhe me qytete duke mos përfshirë emrin e shtetit tonë”, tha ai.
Nga sot, sipas tij Qeveria e Kosovës obligon Doganën të zbatojnë masa të njëjta me Serbinë, që kërkohen certifikatat e të bërit tregti ,që janë analiza dhe bar kode për produkte të Kosovës.
Sipas tij produktet e Kosovës në Serbi as nuk mund të hyjnë. “Kompanitë e Kosovës, as nuk mund të konkurrojnë në treg në Serbi, ndërsa mbi 100 të Serbisë janë në Kosovë”, tha Shala.
Ndryshe ky vendim është marr sot në mbledhjen e kabinetit qeveritar.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se këtë veprim e kanë marr prej zori pasi që Serbia vazhdimisht iu ka shkaktuar probleme qytetarëve të Kosovës.
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...