Google ADS

Prizreni bashkëpunon me Parisin

17:52 | 21 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i Vetëvendosjes Boiken Abazi, janë në një vizitë dy ditore në Paris, për të marrë pjesë në mbrëmjen kulturore kushtuar qytetit të Prizrenit, ku do të mbajë një fjalë rasti edhe Haskuka mbi trashëgiminë kulturore të këtij qyteti.

Ky aktivitet organizohet nga Qendra Kulturore e Kosovës në Paris në bashkëpunim me “Trashëgimia pa kufij”.

Sot Haskuka dhe Abazi zhvilluan një takim me nënkryetarin e Komunës së Parisit, Christophe Girard, dhe stafin e tij, bashkë me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi. Në takim u diskutua konkretizimi i bashkëpunimit mes Komunës së Parisit dhe komunës së Prizrenit duke ia nisur nga aktivitete të përbashkëta kulturore, për të vazhduar më tej edhe me sektorë të tjerë të rëndësishëm për të dyja komunat.

Në vazhdim u mbajt një takim me zyrtarin e Sekretariatit Ndërkombëtar të Partisë Socialiste të Francës, Sébastien Gricourt.

Vizita në Paris vazhdon me takime të tjera. Sakaq ftojmë bashkatdhetarët të na bashkohen sot në mbrëmjen kulturore dedikuar Prizrenit në Paris, në ora 19:00 në adresën “Maison des associtions”, vii, 4 Rue “Amélie”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme