Komuna e Ferizajt me halle të mëdha, në mungesë të një qeverisje efektive

17:38 | 21 Nëntor 2018
Arbresh.info

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, në vazhdimësi është duke reaguar për performancë të dobët të qeverisjes lokale.

Drejtoria e Arsimit ka pasur numër të madh të shpalljeve të konkurseve për mësimdhënës, ku AVONET, ka kërkuar të monitoroj intervistimet si atë me shkrim dhe me gojë, por AVONET nuk ju ka lejuar të monitoroj edhe pse Komuna e Ferizajt nuk është përgjigjur me shkrim.

AVONET konsideron se ky institucion duhet të jetë transparent dhe llogaridhënës para qytetarëve që rekrutimi të jetë i paanshëm, jo diskriminues, jo politik, jo familjar dhe përzgjedhja e mësimdhënësve përmes komisionit vlerësues të jetë real dhe i saktë.

Komuna e Ferizajt nuk e ka parë si prioritet të investon në objektet shkollore, duke investuar në projekte luksi shumë milionëshe, e SHFMU “Vezir Jashari” vërshohet nga uji. Dhe krejt kjo ndodh që në fillim të reshjeve. Çfarë mund të ndodh muajt e ardhshëm nëse nuk intervenohet nga komuna?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme