Presidenti i SHBA-ve Donald Trump falënderoi Arabinë Saudite për uljen e çmimit të naftës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim nga rrjetet sociale, Trump uljen në çmimet e naftës e ngjasoi me një reduktim të madh të taksave.
“Çmimet e naftës po bien. Kjo është si një reduktim i taksave për SHBA-të dhe botën dhe është e mrekullueshme. Shijojeni atë. (Çmimi për fuçi të naftës të tipit të Teksasit Perëndimor) Më parë ishte 82 dollarë kurse tani 54 dollarë. Faleminderit Arabisë Saudite, por le të tërheqim më poshtë!”, ka shkruar Trump.
Trump edhe dje përkundër vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Konsullatën saudite në Stamboll shprehu dëshirën për “vazhdimin e palëkundur të partneritetit të SHBA-ve me Arabinë Saudite”.
Ai tha se nuk do t’i anulojnë marrëveshjet për armë me Arabinë Saudite. “Nuk do të heqim dorë nga qindra miliarda dollarë. Nëse heqim dorë atëherë çmimet e naftës do të arrijnë kulmin”, ka thënë Trump.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...