Google ADS

Roth për Gruevskin: Azili është e drejtë njerëzore, por jo për të ikur nga drejtësia

16:45 | 21 Nëntor 2018
Arbresh.info

Ministri Shtetëror për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Michael Roth, ka lëshuar kritika drejt autoriteteve hungareze për dhënien e azilit politik për ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Ai shkruan se e drejta për azil është e drejtë njerëzore, ndërsa shton se BE duhet të bëhet bashkësi e vlerave demokratike dhe evropiane, njofton Telegrafi Maqedoni.

“E drejta për azil është e drejtë njerëzore. Kjo është akt humanitar për të përndjekurit politik, por jo edhe për mikun e shefit të qeverisë për t’i ikur drejtësisë. BE duhet të bëhet bashkësi e vlerave demokratike”, shkruan Roth në Twitter.

Përndryshe, pasi u arratis nga Maqedonia, Nikolla Gruevski dorëzoi kërkesë për azil politik, ndërsa disa ditë më pas shteti i Hungarisë ia miratoi kërkesën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme