Zyrtarë komunal, nga drejtoria e Arsimit, ajo e Mbrojtjes dhe Shpëtimit, dhe drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me organizatën “Save the Children”, Policinë e Kosovës, Kryqin e Kuq dhe ekipet mjekësore nga QKMF-ja dhe Spitali “Haxhi Beqiri” , kanë mbajtur të mërkurën ushtrimin fushor “Shqiponja 2018” .
Fillimisht ekipet e mobilizuar kanë realizuar këtë ushtrim në Çerdhen Publike, “Gëzimi Ynë” ku me këtë rast çdo gjë e planifikuar shkoj në mënyrën e duhur.
Qëllimi i organizmit të këtij ushtrimi ishte testimi i kapaciteteve operative në kontekst të planifikimit, koordinimit dhe menaxhimit të reagimit në situata emergjente në nivel lokal.
Po ashtu përmes këtij ushtrimi shkollor është bërë sensibilizimi i nxënësve, trajnimi i personelit të shkollës, institucioneve lokale për emergjenca për përgatitje dhe realizimin e ushtrimeve shkollore lidhur me zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë.
Gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti ekipet punuese i raportuan menaxherit të operacioni, Bahtir Maxhuni, për masat që ata kanë marrë si dhe për kapacitetet që kanë angazhuar gjatë këtij aksioni në këtë çerdhe. Ata e siguruan atë se po intervenojnë me sukses dhe se janë në gjendje të lartë gatishmërie për situatat tjera eventuale, që mund të paraqiten.
Po ashtu ekipet punuese të këtyre njësive dhe shërbimeve përkatëse të komunës, Policisë së Kosovës, Kryqit të Kuq dhe përfaqësuesit të tjerë kanë marrë pjesë edhe në shkollën fillore “Migjeni “, ku së bashku me nxënës është simuluar një situat tërmeti me ç’rast nxënësit e kësaj shkolle si dhe personeli arsimor patën rastin që në mënyrë praktike të përballen me situata improvizuese me të cilin rast ata gjatë këtij aksioni i raportuan menaxherit të operacioni , Bahtir Maxhunit .
Vlen të theksohet se nxënësit e kësaj shkolle dhe ata të çerdhes “Gëzimi Ynë” përfituan njohuri se si të veprohet në rast të fatkeqësive natyrore./arbresh.info
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...