Çaji i majdanozit me limon e mjaltë ul inflamacionin.
Kur dëgjon për majdanozin, gjëja e parë që të vjen ndërmend është një supë e shëndetshme, ose një sallatë e zbukuruar me gjethet e gjelbra të kësaj barishteje. Majdanozi mund të quhet kampion i barishteve që përdoren për shije shtesë në gatimet tona, por vlerat e tij janë shumë herë më të mëdha. Majdanozi nuk është thjesht për zbukurim.
Çaji i majdanozit është një nga mënyrat më të mira për të përfituar vlerat e jashtëzakonshme të tij, siç do ta mësoni më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org.
Çaji i majdanozit me limon e mjaltë ul inflamacionin
Inflamacioni është nga fajtorët më të mëdhenj të sëmundjeve kronike, siç është atriti ose osteoartriti. Majdanozi vjen në ndihmë kundër inflamacionit pasi është i pasur me vitaminë C dhe kombinuar me limonin, japin një dozë shumë të mirë të kësaj vitamine.
Trajton dëmtimet e nervave
Majdanozi është mjaft i dobishëm sa i përket dëmtimeve të nervave. Ekspozimi ndaj substancave toksike, përfshirë metalet e rënda dhe pesticidet mund të tjetërsojnë aktivitetin normal të sistemit nervor dhe mund të shkaktojnë dëmtime në tru. Kjo është mjaft shqetësuese, duke qenë se nervat luajnë një rol kryesor në transmetimin dhe përpunimin e informacionit në tru dhe në zona të tjera të sistemit nervor. Lëngu i majdanozit është shumë efikas në heqjen e simptomave të neurotoksicitetit. Studimet e fundit kanë konfirmuar këtë aftësi të majdanozit.
Ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave
Kjo barishte ndihmon në luftimin e radikaleve të lira, falë pranisë së miristicinës, një përbërës që gjendet natyralisht tek majdanozi. Kjo substancë parandalon rritjen dhe zhvillimin e qelizave të dëmtuara, veçanërisht në mushkëri.
Receta e çajit të majdanozit me limon e mjaltë
Ndiqni udhëzimet e thjeshta të AgroWeb.org për përgatitjen e çajit të majdanozit dhe përfitoni prej tij vlera fantastike shëruese.
Përbërësit:
– 4-5 tufa me majdanoz
– Gjysmë limoni
– 1 lugë çaji me mjaltë cilësor
– 3 gota ujë
Udhëzimet:
Hidhni ujë në një çajnik dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët. Lani dhe prisni hollë tufat e majdanozit. Hidhini së bashku me limonin në një filxhan ose enë që duron temperaturën e nxehtë. Më pas shtoni ujin e nxehtë dhe lërini së bashku për pesë minuta. Më pas hiqni majdanozin dhe limonin, shtoni mjaltin dhe pini çajin plot vlera.
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...