Google ADS

Pacolli mbështetë rritjen e taksës 100 përqind për produktet e Serbisë, bënë thirrje për konsumim të produkteve vendore

15:48 | 21 Nëntor 2018
arbresh.info

Sekretari Organizativ i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli, ka përkrahur vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

“Prej pas pavarësisë, rritja 100% e taksës për produktet e Serbisë është vendimi i parë që shpërfaqë një qëndrim serioz të institucioneve të Kosovës në interes të qytetarëve,” shkruan Pacolli në Facebook.

Ai bënë thirrje që të konsumohen produktet vendore dhe brendet evropiane.

“Të njëjtën kohë ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bojkotojnë produktet serbe, sepse e ardhmja jonë nuk duhet të shihet nga Serbia, por nga Evropa. Prandaj, të përdorim produkte të Kosovë dhe të Evropës,” përfundon Pacolli, njëherit edhe konsull nderi i Shqipërisë.

Lexo të plotë shkrimin e tij në Facebook:

Prej pas pavarësisë, rritja 100% e taksës për produktet e Serbisë është vendimi i parë që shpërfaqë një qëndrim serioz të institucioneve të Kosovës në interes të qytetarëve. Të njëjtën kohë ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bojkotojnë produktet serbe, sepse e ardhmja jonë nuk duhet të shihet nga Serbia, por nga Evropa. Prandaj, të përdorim produkte të Kosovë dhe të Evropës. RrP

Qeveria rritë 100 për qind taksën për produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme