Deda: Pas taksës prej 100 për qind të merren masa që të mos rriten çmimet në Kosovë

15:45 | 21 Nëntor 2018
V. S.

Deputeti i Alternativës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Ilir Deda, ka përshëndetur vendimin e sotëm të Qeverisë për rritjen e taksës në 100 për qind për produktet që vijnë nga Serbia.

Deda thotë që ky vendim duhet të mbetet në fuqi deri në momentin kur Serbia të normalizojë raportet me Kosovën duke ndalë fushatën e egër dhe duke zbatuar marrëveshjet e Brukselit.

Reagimi i plotë:

Vendimi i Qeverisë për rritjen e taksës nga 10% në 100% është i qëlluar. Kjo masë duhet të mbetet në fuqi deri kur Serbia t’i kthehet “normalizimit të marrëdhënieve” duke:

  1. E ndalë në mënyrë të verifikueshme fushatën ndërkombëtare kundër Kosovës;
  2. Në mënyrë të plotë e zbaton marrëveshjen për energji; marrëveshjen për IBM; marrëveshjen për kadastër e regjistër civil, si dhe marrëveshjen për diploma universitare.

Në ndërkohë, Qeveria duhet t’i ndërmerr të gjitha masat për mos-shtrenjtim të çmimeve në Kosovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme