Është pezulluar përkohësisht vendimi i Qeverisë, për kthimin e pronave shoqërore në pronësi të komunave, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese, raporton arbresh.info.
Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për vendimet në Prizren, Gjakovë dhe Prishtinë.
“Presidenti ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese sqarim në lidhje me pronat në veri, dhe Qeveria ka kërkuar të anulohet. Mbeten në fuqi tri vendime të posaçme, parku i biznesit në Prizren, zona ekonomike në Gjakovë dhe kthimi i tokës për Ambasadën Gjermane në Kosovë. Ndërsa anulohen të gjitha vendimet e tjera,” deklaroi kryeministri Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.
Kundërshtimet e vazhdueshme të presidentit Hashim Thaçi ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, e tash edhe përzierja e tij edhe në vendimet e qeverisë duket si një lloj lufte mes dy liderëve.
Këtë vendim Thaçi e cilësoi si të rrezikshëm për sigurinë kombëtare dhe se sipas tij, Haradinaj po nis zbatimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive./arbresh.info/
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha