Google ADS

Qeveria rritë 100 për qind taksën për produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës

14:29 | 21 Nëntor 2018
arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka vendosur masën tregtare prej 100 për qind për  të gjitha produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, që nuk i dedikohen Kosovës si “Republikë e Kosovës”, me përjashtim të brendeve ndërkombëtare të listuara.

“Ky vendim hynë në fuqi menjëherë, dhe obligohen institucionet relevante që ta zbatojnë,” deklaroi kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë, raporton arbresh.info.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, parashtroi kërkesën para kabinetit qeveritar, që mori mbështetjen e të gjithë përfaqësuesve.

Ditë më parë Qeveria vendosin masën tregtare prej 10 për qind për këto produkte. Ky vendim pasoi kërcënimet e Serbisë se nuk do të vazhdojë negociatat me Kosovën për normalizim të marrëdhënieve, të ndërmjetësuara nga Bashkimit Evropian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme