I është dhënë sot lamtumira e fundit, gjyshit të Arbër Zenelit, futbollistit të përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Në ceremoninë e varrimit janë parë të pranishëm familjarë e miq të shumtë, por jo dhe vet futbollisti Arbër Zeneli, kjo për shkak të angazhimeve të tij pranë ekipit të futbollit, njofton Klan Kosova.
Por ndonëse vet Arbëri nuk ishte prezent në varrimin e gjyshit të tij, të pranishëm në këtë ceremoni mortore ishin edhe Dardanët të cilët shkuan në nderim të të gjithë familjes Zeneli.
Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, realizoi për Kosovën mbrëmjen e së martës tre gola në ndeshjen kundër Azerbajxhanit.
Sipas raporteve familjarët kishin zgjedhur që mos ta informojnë të birin e tyre Arbërin për rastin tragjik të gjyshit derisa të përfundonte e gjithë ndeshja, njofton Klan Kosova.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte