Gjermania do të mbështes marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Gjermania do të mbështes marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, duke shpresuar se do të zgjidhjet edhe çështja e Gjibraltarit, territorit të kontestuar britanik, tha kancelarja gjermane Angela Merkel.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha të martën se qeveria e tij do të votojë kundër marrëveshjes së Brexit-it, nëse përmbajtja për Gjibraltarin nuk ndryshon në tekst.
Gjibraltari parashihet të largohet nga Bashkimi Evropian së bashku me Mbretërinë e Bashkuar në mars, përkundër referendumit më 2016 që rezultoi me qëndrim në bllok.
“E dijmë se sa të vështira janë bërë diskutimet në Britani, por mund të them se Gjermania do të pajtohet me marrëveshjen e Brexit-it, tha Merkel para deputetëve, transmeton “Evropa e Lirë”.
“Ende kemi dyshime për Spanjën. Nuk e di se si do të zgjidhjet kjo çështje, por shpresoj se do të zgjidhet të dielën”, tha Merkel.
Bashkimi Evropian pritet të mbajë një samit të dielën për të diskutuar të ardhmen e Britanisë.
“Ne duam – dhe është në interesin tonë fundamental – të kemi marrëdhënie të mira me Britaninë edhe në të ardhmen”, shtoi Merkel.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës