Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe e gjithë diplomacia serbe, së bashku me përkrahës të saj, siç është Rusia, fituan betejën për të mbrojtur rreth pesë mijë serbë që kanë marrë pjesë në luftën e vitit 1999.
Lobimi i saj, dhe votat kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL ishin më të fuqishme, se lobimi i Kosovës dhe përkrahësve të saj, për t’i shpallur luftë krimit të organizuar dhe për t’i ndjekur kriminelët e luftës, shkruan arbresh.info.
Vuçiq pati konfirmuar se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL do të rriste numrin e fletarresteve kundër 5 mijë serbëve që kanë marrë pjesë në konfliktin e vitit 1999.
“Këta njerëz nuk do të dinin nëse mund të udhëtojnë dhe në këtë mënyrë do të krijohen tensione në bazë ditore dhe konflikte të mëtejme,” deklaroi Vuçiq.
Prokuroria Speciale po u ofron imunitet të plotë kryesve të krimeve të luftës
Edhe në Kosovë, anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL ishte konsideruar si lehtësim për ndjekjen e kriminelëve të luftës.
“Është lehtësim i madh sepse dëshmitë ekzistojnë dhe gjithçka është e gatshme që kriminelët të arrestohen,” deklaroi ditë më parë, Mevlyde Mezini-Saraçi nga Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës 1998/99.
Pavarësisht kësaj mundësie, Kosova nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme të martën në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën