Analisti politik hungarez András Rácz, në një intervistë për “Euronews” tha se nuk ka dëshmi se Nikolla Gruevski është i kërcënuar me jetë nëse kthehet në Maqedoni.
“Nuk ka asnjë dëshmi publike, që mbështet pohimet e qeverisë hungareze se Gruevski do të jetë në rrezik nëse kthehet, nuk kemi parë dëshmi publike për një gjë të tillë”, tha András Rácz, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Analisti thotë se në mënyrë legale qeveria hungareze ka të drejtë t’ia miratojë kërkesën për azil ish-kryeministrit të Maqedonisë.
Ai thekson se gjithë procesi i Gruevskit është kontradiktor si për interesat e Hungarisë si vend anëtare e BE-së dhe NATO-s, ashtu edhe për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë.
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot