Kryetari Shpend Ahmeti nënshkroi sot Konfirmimin e Zotimit për Bankën Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në emër të Komunës së Prishtinës, për Prishtinën Qytet të Gjelbër.
Qëllimi i këtij Konfirmimi është rritja e bashkëpunimit mes Komunës dhe BERZh-it për të promovuar projektet e veçanta në kuadër të idesë për Qytetet e Gjelbra (Green Cities).
“Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të sigurojë fonde për ta mbuluar koston e këshilltarëve që do ta bëjnë hartimin e Planit të Veprimit për Qytetin e Gjelbër, këshilltar që do të angazhohen si ekspertë të fushës përmes rregullave të prokurimit të BERZh-it”.
Komuna e Prishtinës do të angazhohet në përpilimin dhe zbatimin e këtij plani përmes krijimit të një Komiteti Drejtues, që do të udhëhiqet nga një zyrtar i caktuar komunal; mbledhjes së informacioneve të nevojshme në kohën e duhur; dhe caktimit të personave përgjegjës që do të bashkëpunojnë me këshilltarët e angazhuar nga BERZh-i.
Palët do të bashkëpunojnë në përgatitjen, financimin dhe zbatimin e së paku një projekti në vlerë prej 2 deri në 150 milionë euro, që ka të bëjë me: menaxhimin e mbeturinave të ngurta; ujërat e zeza; ndriçimi publik; transporti urban; si dhe efikasiteti i energjisë dhe energjia e ripërtërishme.
Është paraparë që projekti i parë që do të vijë si rezultat i këtij Konfirmimi të nënshkruar sot, të jetë “Prishtina Public Building Projekt”, që ka të bëjë me masat për efikasitet të energjisë në ndërtesat publike.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...