Çdo oborr ka një pus në Kuçove dhe fshatrat përreth. Nuk janë uji, por nafte. Por nafta sot, në Kuçovë nuk simbolizon më pasuri.
Ka puse që ende mund të shfrytëzohen, por të paprivatizuara dhe pa mirëmbajtje, ato janë kthyer në një gangrenë ndotjeje që nuk po zgjidhet.
Në bashki thonë se ka projekte, por nuk ka fonde, në një kohë që janë mbi 300 puse nafte që ndodhen në shtëpitë e banorëve të fshatrave të Kuçovës.
Kur njerëzit shkuan dhe ngritën shtëpi pas viteve ’90, shumë puse humbën funksionin, por jo efektin ndotës. Sot, kreu i Bashkisë, Selfo Kapllani thotë se këto zona duhen pastruar.
Prej vitesh banorët jetojnë me naftën. Puset nuk u shërbejnë për asgjë, po ashtu si tokat rreth tyre, të cilat të ndotura prej një kohe të gjatë nuk u duhen as për bujqësi./TCh/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...