Komuna e Drenasit nesër do të mbetet në terr

09:36 | 21 Nëntor 2018
A. B.

KEDS njofton se nesër nga ora 10:00 deri në ora 16:00, në komunën e Drenasit do të këtë ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve.

Me këtë rast do të behët rregullimi i ndërprerësve dhe ndarësve në nënstacione, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Mirëmbajtje e planifikuar

Më 22.11.2018 në TS 35/10kV Drenas (Kodi: 16021) do të ketë ndërprerje totale prej orës 10:00 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Drenasi (qyteti), Te Soliterët, Posta, te Shtëpia e shëndetit, Muratori 2000, Kulla com, Shtëpiza 2 (Rukolli), Lagjja e Feronikelit, Çikatova e Vjetër (TS Morinët), Qendra Zejtare- lokalet, Shtrubullova, Krajkova, Domaneku, Baica, Tërdevci, Obria, Zabeli i Ulët, një pjesë e Llapushnikut, Poterki, Llukovci, Pokleku, Vasileva, Sefë Hasi-Ferma e lopëve, Rexhep Cërrvadiku, Pokleku i Ri, Korretica e Ulët, Komorani- Bashota, Komorani, Mulliri në Komoran, Banesat në Poklek, Hib Petroli- Zabel, Gllobari, Vërboci, Tërsteniku, Çikatova, Gllanasella, Dobrosheci, Shkolla e mesme, Korretica, Sankovci, Fushtica, Florim Kurrumeli Gllanasellë, Trasingu, Gurëthyesi Lladrovci, Korretica e Epërme (një pjesë), Agani dhe Gurthyesi Kalaja e Drenicës.

Arsyeja e ndërprerjes: Rregullimi i ndërprerësve dhe ndarësve në nënstacion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme